Liderë të vendeve të huaja do të marrin pjesë në CIIE
2023-11-04 16:14:24

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin njoftoi të premten se në Ekspozitën e 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) që do të mbahet në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor, kryeministri i Kinës Li Qiang ka ftuar kryeministrin e Australisë Anthony Albanese, të Kubës Manuel Marrero Cruz, të Kazakistanit Alikhan Smailov, të Serbisë Ana Brnabic dhe liderë të tjerë të huaj. Ata do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes dhe aktivitetet përkatëse të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës.  

foto nga VCG

foto nga VCG

Wang Wenbin edhe gjithashtu se me ftesë të kryeministrit Li Qiang, homologu i tij australian Anthony Albanese do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga 4 deri në 7 nëntor. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ndërsa me ftesë të ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi, zëvendëskryeministri irlandez dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Micheal Martin do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga data 6 deri më 9 nëntor. (Fang Xiaoyu/Laçi)