Intervistë e kryeministrit të Kamboxhias Hun Manet për CMG
2023-10-30 16:22:53

Pas zgjedhjes në postin e lartë, kryeministri i Kamboxhias Hun Manet bëri dy vizita në Kinë brenda dy muajve.

Në një intervistë për CMG, Hun Manet u shpreh se do të punojë për të trashëguar e zhvilluar miqësinë tradicionale midis Kamboxhias dhe Kinës duke bashkuar nismën "Një brez, një rrugë" me strategjinë e zhvillimit të Kamboxhias.

Sipas kryeministrit Hun Manet, rezultatet e bashkëpunimit në ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" do t'i sjellin çdo njeriu përfitime. (Fani)