Lëshohet raketa mbartëse e anijes kozmike me astronautë të Kinës "Shenzhou-17"
2023-10-26 11:28:37

Një raketë mbartëse "Marshimi i Madh-2F", që mbante anijen kozmike "Shenzhou-17" me tre astronautë kinezë, të njohur si tajkonautë, u nis më 11:14 të paradites me orën e Pekinit.   

Përafërsisht 10 minuta pas nisjes, anija kozmike u nda nga raketa dhe hyri në orbitën e paracaktuar me ekuipazhin e vet në gjendje të mirë, gjë që tregon se nisja ishte një sukses i plotë, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).  

 Ky është misioni i 30-të i fluturimit në kuadër të programit të fluturimeve hapësinore me astronautë të Kinës, që kanë qenë që të gjitha të suksesshme, dhe misioni i 12-të me astronautë i këtij programi. (Çang Çuo)