Kina ndalon në mënyrë të ligjshme përpjekjen e Filipineve për të dërguar furnizime në anijen ushtarake ankoruar ilegalisht në Ren'ai Jiao
2023-10-23 11:25:17

Foto nga VCG

Kina njoftoi se, në përputhje me ligjin, kishte ndaluar anijet filipinase që përpiqeshin të dërgonin në mënyrë të paligjshme materiale ndërtimi në anijen ushtarake të ankoruar ilegalisht në Ren'ai Jiao në Detin e Kinës Jugore, njofton “CGTN”.

Veprimet u ndërmorën pasi disa raunde mosbindjeje dhe paralajmërimesh ranë në vesh të shurdhër, bëri të ditur Roja Bregdetare e Kinës (CCG) në një deklaratë.

Një varkë filipinase përplasi qëllimisht pjesën e përparme të një varke të Rojës Bregdetare kineze në një mënyrë joprofesionale dhe të rrezikshme, pavarësisht njoftimeve paraprake dhe paralajmërimeve të qarta, bëri të ditur Roja Bregdetare e Kinës.

Ndërsa, një anije e Rojës Bregdetare të Filipineve ndryshoi drejtimin e saj në mënyrë të paramenduar, duke shkaktuar përplasjen midis bishtit të saj dhe bordit të djathtë të një anije peshkimi kineze të ankoruar, njoftoi Roja Bregdetare e Kinës.

Sipas saj, veprimet e Filipineve shkelën seriozisht rregullat ndërkombëtare për shmangien e përplasjeve në det dhe rrezikuan sigurinë e lundrimit të anijeve kineze.

“Veprimet e Rojës Bregdetare të Kinës ishin profesionale, të standardizuara, legjitime dhe ligjore, dhe përgjegjësia i takon tërësisht Filipineve”,- thuhet në deklaratë. (Fatosi)