Kina është e gatshme t’i çojë lidhjet me Brazilin në nivele më të larta
2023-10-21 14:19:42

Foto nga Xinhua

Kina është e gatshme të punojë me Brazilin për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e dy shteteve, për të ruajtur komunikimin strategjik, për të thelluar bashkëpunimin praktik, shtyrë marrëdhëniet Kinë-Brazil në nivel më të lartë dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy vendet dhe dy popujt, tha të premten ligjvënësi më i lartë i Kinës Zhao Leji.

Zhao, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar, i bëri komentet gjatë takimit me presidentin e Dhomës së Deputetëve të Brazilit, Arthur Lira, në Pekin.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Brazili ndajnë një gamë të gjerë interesash të përbashkëta, Zhao tha se të dy vendet kanë treguar mirëkuptim të ndërsjellë dhe mbështetje të vendosur për çështjet  që kanë të bëjnë me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit, duke punuar krah për krah në ndjekjen e zhvillimit dhe përtëritjes kombëtare, e cila ka dhënë një shembull solidariteti, bashkëpunimi dhe zhvillimi të përbashkët midis vendeve të mëdha në zhvillim.

Kongresi Popullor Kombëtar i Kinës do të punojë me Dhomën e Deputetëve të Brazilit për të përdorur plotësisht mekanizmat e shkëmbimit, komitetet speciale, grupet dypalëshe të miqësisë etj. për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në nivele dhe fusha të ndryshme dhe për të dhënë kontribute të reja në zhvillim, shtoi Zhao.

Lira tha se Brazili i zhvillon marrëdhëniet miqësore me Kinën nga një nivel strategjik, duke shtuar se delegacioni brazilian ka përjetuar zhvillimin e jashtëzakonshëm që ka bërë Kina dhe mikpritjen dhe miqësinë e popullit kinez gjatë vizitës së tij në këtë vend.

Dhoma e Deputetëve të Brazilit është e gatshme të forcojë shkëmbimet me Kongresin Popullor Kombëtar të Kinës, të promovojë bashkëpunimin dypalësh në ekonomi, tregti, investime, kulturë dhe ndryshimet klimatike, të rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë midis popujve dhe të mbrojë interesat e përbashkëta të dy vendeve, shtoi Lira. (Çang Çuo)