Ura e Miqësisë Kinë-Maldive
2023-10-10 19:05:10

Si destinacioni më i famshëm ishullor i pushimeve në botë, Maldivet ishin të shqetësuara për mungesën e urës. E vetmja mënyrë udhëtimi mes ishujve ishte udhëtimi me anije, por kur ndodhte mot ekstrem, transporti ndërpritej.

Ndërtimi i një ure ndërdetare që lidh kryeqytetin Male me ishullin e aeroportit dhe ishujt përreth ka qenë ëndrra e përhershme e popullit të Maldiveve. Por në të kaluarën nuk kishte një shembull në botë që të ndërtohej një urë ndërdetare mbi gumat koralore.

Në shtator të vitit 2014, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë shtetërore në Maldive dhe të dy vendet vendosën të ndërtojnë së bashku urën ndërdetare mes ishullit të aeroportit e kryeqytetit Male. Ajo u emërua Ura e Miqësisë Kinë-Maldive.

Më 30 gusht 2018, pas 2 vjetësh e 8 muajsh, u përurua ura e parë ndërdetare në Maldive.

Ura e Miqësisë Kinë-Maldive lidh tre ishuj të Maldiveve dhe është një platformë kryesore në ndihmë të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit të këtij vendi. (Fani)