Mjekët kinezë në Afrikë
2023-10-09 18:04:05

Kongo (Brazavil), e njohur zyrtarisht si Republika e Kongos, gjendet në pjesën qendrore-perëndimore të Afrikës dhe është një nga vendet më të pazhvilluara në këtë kontinent. Në periferinë perëndimore të kryeqytetit Brazavil ka një spital të miqësisë Kinë-Kongo të ndërtuar nga Kina. Gjatë 10 vjetëve, ky është bërë spitali më i mirëpritur në këtë vend. 

Kongo (Brazavil) gjendet në zonën ekuatoriale me rreze të forta ultravjollcë, prandaj dhe shumë banorë kanë sëmundje të syve, por pak mjek vendës mund të bëjnë operacion në këtë drejtim. Me përkrahjen e palës kineze, në Spitalin e Miqësisë Kinë-Kongo u vendos qendra e okulistikës, që shpejt u bë departamenti më i zënë në spital, ku pacientët vijnë pa pushim.

Gjatë vizitës në Kongo (Brazavil), më 30 mars 2013 presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Spitalin e Miqësisë Kinë-Kongo, ku u takua me ekipin mjekësor kinez, që zbatonte detyrën e ndihmës së jashtme në Kongo.

Ndihma e jashtme mjekësore është pjesë e rëndësishme përbërëse në ndërtimin e Rrugës Shëndetësore të Mëndafshit. Gjatë 10 vjetëve, Kina ka dërguar gjithsej mbi 6000 mjekë në 58 vende, të cilët u kanë ofruar shërbime mjekësore 22 milionë njerëzve aty. Në kushte të vështira, mjekët kinezë kanë krijuar herë pas here mrekulli dhe janë bërë njerëzit më popullorë në këto vende.

Tani ekipet mjekësore kineze po punojnë në 115 qendra mjekësore në 56 vende të gjithë globit. (Fani)