Një tren në Pampas
2023-10-08 18:10:18

Në korrik të vitit 2023, një tren po udhëtonte në hekurudhën e transportit të mallrave të Belgranos në Argjentinë. Produktet bujqësore që transportonte do shpërndaheshin në rajone të ndryshme të botës. Kjo u bë e mundur falë rinovimit kohët e fundit të kësaj hekurudhe, një projekt që përfshin lokomotiva dhe shina të sjella nga Kina, 20 mijë kilometra larg. Por kjo hekurudhë i ka afruar të dy vendet në anët e kundërta të globit.

Rinovimi i hekurudhës së mallrave Belgrano është një projekt i rëndësishëm bashkëpunimi për transportin midis Kinës e Argjentinës nën nismën "Një brez, një rrugë". Gjatë vizitës së tij në Argjentinë në vitin 2014, presidenti kinez Xi Jinping shikoi ceremoninë e nisjes së projektit përmes një videolidhjeje.

Hekurudha e rilindur e Belgranos, e cila lidh rajonet kryesore të prodhimit të drithërave në veri të Argjentinës me Portin e Rosarios, ka krijuar mbi 4.800 vende pune. Sot produktet bujqësore argjentinase me cilësi të lartë, duke përfshirë sojën, grurin, misrin etj., po transportohen në rajone të ndryshme të botës përmes kësaj hekurudhe.

Gjithnjë e më shumë fruta të freskëta dhe prodhime detare nga Argjentina po shfaqen më shpesh në tryezat e ngrënies në Kinë. Në vitin 2022, rreth 70 % e mishit të gjedhit argjentinas të eksportuar u shit në Kinë. Aktualisht Kina nuk është vetëm një destinacion kryesor për eksportet bujqësore të Argjentinës, por edhe një nga partnerët e saj më të rëndësishëm tregtarë. (Fani)