Intervistë e kryeministrit të Nepalit Pushpa Kamal Dahal për CMG-në
2023-10-07 17:11:11

Kur u zgjodh për herë të parë kryeministër i Nepalit në vitin 2008, Pushpa Kamal Dahal (Prachanda) bëri vizitën e parë të tij jashtë vendit në Kinë, duke marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Pekinit. Pas 15 vitesh, ai u zgjodh për të tretën herë në postin e  kryeministrit të Nepalit, duke marrë pjesë në një tjetër ceremoni sportive në Kinë, atë të hapjes së Lojërave Aziatike të Hangzhout. Pushpa Kamal Dahal shpreson se bashkëpunimi me Kinën do ta shndërrojë Nepalin nga një vend i mbyllur në një vend ndërlidhjeje.

Gjatë intervistës për CMG-në, kryeministri Pushpa Kamal Dahal u shpreh se pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, Nepali dhe Kina e respektojnë gjithmonë njëri-tjetrin, zhvillojnë marrëdhënie dypalëshe në mënyrë të barabartë, duke bashkëpunuar me përfitime të ndërsjella. Sipas tij, raportet dypalëshe janë një shembull i marrëdhënieve mes vendeve me sisteme të ndryshme shoqërore.

Pushpa Kamal Dahal tha gjithashtu se Nepali dhe Kina janë partnerë në rrugën e zhvillimit të përbashkët. Në vitin 2017, dy vendet nënshkruan memorandumin për zhvillimin e bashkëpunimit nën nismën "Një brez, një rrugë" dhe si rezultat, marrëdhëniet dypalëshe kanë pësuar pandërprerë arritje aktive, duke krijuar fillimisht rrjetin e ndërlidhjes trans-Himalaje. (Fani)