Gjallëria e tregut të Kinës mes pushimeve të "Javës së artë"
2023-10-06 18:37:02

Si pushimet më të gjata publike të këtij viti, "Java e artë" super e gjatë, që përfshin si Festën e Mesvjeshtës, ashtu edhe pushimet e Ditës Kombëtare, do të përfundojë më 6 tetor.

Më shumë se 53.5 milionë udhëtime pasagjerësh vlerësohet se janë kryer nëpërmjet rrjetit kinez të transportit të martën, me një rritje prej 52.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas Ministrisë së Transportit të Kinës.