Presidenti Xi bën homazhe për heronjtë e rënë kombëtarë në Ditën e Dëshmorëve të Kinës
2023-09-30 11:07:54

Të shtunën në mëngjes, presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të Partisë Komuniste të Kinës dhe të shtetit morën pjesë në një ceremoni të organizuar në sheshin Tiananmen në Pekin, duke vendosur shporta me lule për heronjtë e rënë kombëtarë.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Veteranë, anëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësues nga fusha të ndryshme u mblodhën në Monumentin e Heronjve të Popullit në sheshin Tiananmen për të shënuar Ditën e Dëshmorëve të vendit, e cila bie më 30 shtator, një ditë përpara Ditës Kombëtare të Kinës.

Në orën 10:00 të mëngjesit, të gjithë pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar dhe më pas nderuan në heshtje ata që ia kushtuan jetën çlirimit të popullit kinez dhe ndërtimit të Republikës Popullore të Kinës. Pas një kënge patriotike nga nxënës të shkollës, 18 roje nderi vendosën nëntë shporta me lule përpara monumentit.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Xi dhe liderë të tjerë u afruan deri në këmbët e monumentit, ku presidenti kinez rregulloi shiritat e kuq në shporta përpara se të drejtonte zyrtarë të tjerë të lartë për një shëtitje rreth monumentit për të bërë homazhe.

Nxënësit e shkollës dhe pjesëmarrësit e tjerë i ndoqën, duke vendosur buqeta me krizantemë në këmbët e monumentit. (Li Huailiang/Edmond)