"Second Date", një tjetër provë e padiskutueshme për spiunazh dhe sulm kibernetik amerikan
2023-09-16 15:38:07

Foto:VCG

Foto:VCG

Hetimet për sulmin kibernetik ndaj Universitetit Politeknik Veriperëndimor të Kinës kanë arritur një përparim të madh ditët e fundit. Teknikët kinezë identifikuan me sukses autorët e vërtetë të sulmeve nga stafi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) të ShBA-së gjatë analizimit të një “spyware” të quajtur "Second Date". Ky zbulim i madh është një tjetër provë e padiskutueshme që vërteton se qeveria amerikane ka nisur sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera.

Sipas një raporti të lëshuar nga Qendra e Reagimit Emergjent ndaj Viruseve Kompjuterike të Kinës, softueri "Second Date" është një armë spiunazhi kibernetik e zhvilluar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së. Ai mund të arrijë funksione si përgjim dhe rrëmbim të të dhënave të internetit, sulm përmes një pale të tretë dhe futje e kodit me qëllim të keq. Ai gjithashtu mund të bashkëveprojë me softuerë të tjerë keqdashës për të kryer "spiunazh" kibernetik. Përveç kësaj, teknikët kinezë zbuluan gjithashtu serverë “trampolinë” të kontrolluar në distancë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e ShBA-së, shumica e të cilëve ndodhen në Gjermani, Japoni, Korenë e Jugut, Indi dhe rajonin e Tajvanit. Duke përdorur këto metoda, Shtetet e Bashkuara mund të grabisin në mënyrë të fshehtë informacione nga përdorues të caktuar për një kohë të gjatë dhe mund të dërgojnë më shumë armë sulmi kibernetik në rrjetin e shënjestruar në çdo kohë.

Ironikisht, pothuajse në të njëjtën kohë, Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së publikoi përmbledhjen "Strategjia Kibernetike 2023", duke spekuluar edhe një herë për të ashtuquajturin "kërcënim nga Kina".

Foto:CMG

Foto:CMG

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), tani për botën, “taktika” e SHBA-së ku “hajduti thërret ‘kapeni hajdutin’” nuk është asgjë e re. Që nga viti 2013, qeveria amerikane ka nisur përbaltjen e Kinës mbi gjoja çështjet e sigurisë kibernetike, pavarësisht se të gjitha akuzat mbeten pa prova. Përkundrazi, bëmat e spiunazhit të ShBA-së janë ekspozuar vazhdimisht dhe madje janë kapur në terren disa herë.

Incidenti "Prism" që u ekspozua në qershorin e vitit 2013 nga Snowden, një ish-punonjës i kontraktuar i mbrojtjes amerikane, dha prova të qarta për të zbuluar se qeveria e ShBA-së kishte monitoruar gjerësisht telefonatat vendase dhe të huaja dhe komunikimet në internet, duke përfshirë monitorimin e komunikimeve të menaxherëve të nivelit të lartë të Huawei-t, etj.

 

Në qershorin e vitit 2022, Universiteti Politeknik Veriperëndimor publikoi një deklaratë, ku thuhej se kishte pësuar një sulm kibernetik dhe grupe hakerash nga jashtë ishin përpjekur të vidhnin të dhëna specifike. Që atëherë, është zbuluar se autore ishte Zyra e Operacioneve të Hyrjes Speciale (TAO, The Office of Tailored Access Operations) pranë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të ShBA-së.

Në shtatorin e vitit 2022, Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike të Kinës bëri një raport ku thuhej se vitet e fundit, TAO ka kryer dhjetëra mijëra sulme kibernetike kundër objektivave në Kinë, ka kontrolluar po kaq pajisje në hapësirën kibernetike, duke grabitur më shumë se 140 GB të dhëna me vlerë të lartë.

Foto:CMG

Foto:CMG

Më lart janë vetëm rastet e njoftuara në Kinë. Por sipas studimeve të Glenn Greenwald, ish-gazetar britanik i gazetës "Guardian" që raportoi për incidentin "Prism Gate", Agjencia e Sigurisë Kombëtare e ShBA-së vodhi në distancë 97 miliardë emaile dhe 124 miliardë telefonata nga mbarë bota brenda 30 ditësh, duke përfshirë 500 milionë nga Gjermania, 70 milionë nga Franca dhe 60 milionë të tjera nga Spanja. Për të rezervuar një sasi kaq masive të të dhënave, Agjencia e Sigurisë Kombëtare ndërtoi në Utah qendrën më të madhe të të dhënave në Shtetet e Bashkuara, e cila mund të ruajë 100 vite të dhëna të komunikimit elektronik global. Në gjysmën e parë të këtij viti, një tjetër incident i “rrjedhjes” së informacioneve nga stafi i Pentagonit, tregoi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin vetëm thellësisht të përfshira në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, por gjithashtu kishin vazhduar monitorimin e zyrtarëve të nivelit të lartë të Kievit, Koresë së Jugut, Izraelit dhe madje edhe bisedat ndërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Guterres dhe zyrtarëve të tjerë të OKB-së. (Zhang Yan/Edmond)