Kina do të përmirësojë kontrollin e përmbytjeve dhe rehabilitimin ekologjik të lumenjve
2023-09-14 14:22:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina do të përmirësojë më tej kontrollin e përmbytjeve dhe kapacitetin e pakësimit të fatkeqësive dhe do të nxisë restaurimin ekologjik të lumenjve e të liqeneve, ndërsa ka investuar një shifër rekord prej 985.6 miliardë juanësh (afro 137.09 miliardë dollarë) në ndërtimin e strukturave të administrimit të ujërave gjatë tetë muajve të parë të vitit, tha ministri i Burimeve Ujore Li Guoying.

Duke folur të mërkurën në një konferencë shtypi, Li Guoying vuri në dukje gjithashtu se ndërtimi i veprave të administrimit të ujit krijoi më tepër se 1.97 milion vende pune nga janari në gusht dhe siguroi "mbështetje të fortë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit." Gjithsej 23 600 projekte të tilla nisën gjatë kësaj periudhe, që është gjithashtu një rekord historik, shtoi ai.

Përveç përparimit në ndërtimin e veprave të administrimit së ujit, Kina intensifikoi përpjekjet për të mbrojtur e restauruar ekosistemet e ujit të ëmbël. Gati 7 miliardë metra kub ujë u injektuan në 48 lumenj dhe liqene në pellgun e lumit Haihe në vitin 2022 dhe shumica e lumenjve në Kinën Veriore kanë pasur ujë të rrjedhshëm e të pastër, ndërsa gjithnjë e më shumë lumenj janë përtërirë, theksoi Li.

Yao Wenguang, drejtor i përgjithshëm i departamentit të ndalimit të fatkeqësive të përmbytjeve dhe thatësirave në Ministrinë e Burimeve Ujore, paraqiti gjithashtu përparimin e Kinës për sa i përket sistemit të kontrollit të përmbytjeve, pas përmbytjeve më të madhe në pellgun e lumit Haihe që nga viti 1963 që ndodhën në korrik. Ai tha se gjatë luftës kundër përmbytjes së lumit Haihe, 84 rezervuarë të mëdhenj dhe të mesëm kishin mbajtur 2.85 miliardë metra kubë ujë, duke shmangur përmbytjen e 24 qyteteve e të 7.51 milionë mu tokë bujqësore dhe shpërnguljen e 4.62 milionë banorëve.