Kina rithekson ligjshmërinë e ndalimit prej saj të importit të produkteve ujore japoneze
2023-09-06 14:13:47

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ritheksoi të martën se ndalimi prej saj i importit të produkteve ujore të Japonisë është krejtësisht i ligjshëm, i arsyeshëm dhe i nevojshëm.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning i tha këto pasi qeveria e Japonisë njoftoi se ka paraqitur një dokument në Organizatën Botërore të Tregtisë në protestë kundër ndalimit të importit nga ana e Kinës.

Që kur njerëzimi filloi të përdorë energjinë bërthamore për qëllime paqësore, nuk ka pasur as ndonjë precedent e as standarde të njohura universalisht për shkarkimin e ujit të ndotur bërthamor në oqean, tha Mao.

Bashkësia ndërkombëtare është e shqetësuar rreth rreziqeve për mjedisin detar dhe sigurinë publike që sjell veprimi i Japonisë dhe ka marrë masa parandaluese, vuri në dukje ajo.

Pak pasi Japonia filloi të lëshojë ujin e ndotur bërthamor në oqean më 24 gusht, Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës njoftoi pezullimin e të gjitha importeve të produkteve ujore me origjinë nga Japonia.