Ekspozita “Kina Inteligjente”, lidhen kontrata me vlerë 200 miliardë juanë
2023-09-04 20:38:37

Të hënën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Ekspozitës “Kina Inteligjente” për vitin 2023, që u hap po atë ditë në qytetin Chongqing të Kinës Jugperëndimore.

Foto:VCG

Ekspozitë “Kina Inteligjente” 2023(Foto:VCG)

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se tani teknologjitë në fusha si interneti, të dhënat e mëdha, informatika cloud, inteligjenca artificiale dhe zinxhiri i blloqeve po kalojnë zhvillim më të thellë, industritë e ndryshme po bëhen gjithnjë e më të digjitalizuara, të zgjuara dhe të gjelbra dhe industritë inteligjente e ekonomia digjitale po lulëzojnë në mënyrë të vrullshme, gjë që e ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e shpërndarjes së faktorëve globalë të prodhimit, metodën e zhvillimit industrial dhe jetesën e përditshme të njerëzve. Sipas tij, Kina i kushton rëndësi zhvillimit të ekonomisë digjitale dhe nxit vazhdimisht integrimin e thelluar të teknologjisë digjitale dhe të ekonomisë reale, si edhe industrializimin e të dhënave dhe digjitalizimin e industrive. “Kina është e gatshme të punojë bashkë me vendet e ndryshme për të kapur prirjen e epokës së re digjitale, të thellojë shkëmbimet e bashkëpunimin në fushën e të dhënave, të nxisë zhvillimin inovativ të industrisë inteligjente dhe të shpejtojë ndërtimin e komunitetit me të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike për të krijuar një të ardhme më të bukur të njerëzimit,” tha presidenti kinez në mesazhin e urimit.

Ekspozitë “Kina Inteligjente” 2023(Foto:VCG)

Në ditën e parë të Ekspozitës “Kina Inteligjente” 2023, u lidhën kontrata me vlerë prej më shumë se 213 miliardë juanësh, duke mbuluar 84 projekte, në fusha si makinat inteligjente të lidhura me rrjetin me energji të re, biofarmaceutika, shërbimet e programeve kompjuterike, energjitë e reja, teknologjitë e ruajtjes së energjisë etj.

Siç mësohet, vetëm për makinat inteligjente të lidhura me rrjetin me energji të re janë nënshkruar kontrata për 19 projekte me një vlerë të përgjithshme 68.8 miliardë juanë. Përveç kësaj, janë lidhur 9.62 miliardë juanë kontrata për shtatë projekte me investime të huaja.(Zhang Yan/Artan)