Kina zbaton masa për të siguruar korrjet e vjeshtës
2023-09-01 14:25:47

Me ardhjen e vjeshtës, shumë pjesë të Kinës do të hynë në periudhën e korrjeve vjeshtore. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, në Kinë ka pasur një rritje të qëndrueshme të zonës së mbjellë me drithëra vjeshtore këtë vit, që llogaritet në 87.3 milion hektarë, me një rritje prej rreth 467 000 hektarësh.

Drithërat vjeshtore zënë më shumë se 70 përqind të prodhimit të përgjithshëm vjetor të drithërave, duke përfshirë drithërat verore e vjeshtore dhe orizin e hershëm. Për të siguruar arritjen e objektivit vjetor të prodhimit të drithërave për këtë vit, që është 65 milionë tonë, zonat e vendit kanë marrë masa të ndryshme.

Në Suihua të provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore, fermerët përdorin drona për të plehëruar fushat e sojës, që është në një fazë të rëndësishme. Zona e mbjellë me sojë këtë vit është më shumë se 400 000 hektarë.

Në provincën Shandong të Kinës Lindore, sasia mesatare e shiut në gusht ishte rreth 10 deri 20 për qind më shumë se në vitet e mëparshme, duke shkaktuar humbjen e lëndëve ushqyese të dheut dhe duke kërcënuar prodhimin e drithërave vjeshtore. Me qëllim që të sigurohet prodhimi i qëndrueshëm i grurit vjeshtor, autoritetet e provincës kanë dërguar specialistë të bujqësisë për të udhëzuar dhe mbështetur fshatarët në mbjellje.

Kohët e fundit, Ministria e Financave dha 2.4 miliardë juanë (rreth 3.3 miliardë dollarë) për të mbështetur parandalimin dhe pakësimin e fatkeqësive në bujqësi dhe për të siguruar prodhimin e drithërave.