Kina: Lëshimi i ujit të ndotur bërthamor në det nga Japonia nuk mund të miratohet vetëm për qëllime politike
2023-08-29 21:28:27

Lëshimi i ujit të ndotur bërthamor në det nga ana e Japonisë nuk mund të marrë "dritën jeshile" nga disa vende vetëm për qëllime politike, vuri në dukje të martën në një konferencë për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas raporteve, pala japoneze tha ditët e fundit se hedhja e ujit të ndotur bërthamor në det u miratua nga disa vende, përfshi ShBA-në, duke i kërkuar Kinës që të dëgjojë zërin e bashkësisë ndërkombëtare. Lidhur me këtë, zëdhënësi kinez pyeti:

“Ka gjithsej rreth 200 vende të ndryshme në botë. Përveç ShBA-së, a mund të thotë pala japoneze se cili vend e përkrah publikisht Japoninë për lëshimin e ujit të ndotur bërthamor? Pak vende e kanë mbështetur publikisht Japoninë mbi derdhjen e ujit të ndotur bërthamor. Shumica e vendeve, si dhe shumica e popullit japonez, e kanë kritikuar dhe e kanë kundërshtuar një gjë të tillë dhe kanë marrë masat përkatëse parandaluese. Pala japoneze nuk mund të shpërfillë faktet dhe nuk mund të gënjejë as vetveten.”

foto: VCG

foto: VCG

Wang theksoi se çështja e lëshimit të ujit të ndotur bërthamor në det ka lidhje me mjedisin oqeanik dhe shëndetin e njerëzve, dhe nuk përbën një çështje private të Japonisë. (Li Huailiang/Artan)