MPJ-ja: Kina vazhdon të jetë forcë e rëndësishme nxitëse e ekonomisë botërore
2023-08-25 21:05:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi se gjendja themelore e rezistencës së fortë, potencialit të madh dhe gjallërisë së plotë të ekonomisë kineze nuk do të ndryshojë. Kina do të vazhdojë të jetë një forcë e rëndësishme nxitëse e ekonomisë botërore, duke u sjellë vendeve të ndryshme më shumë mundësi zhvillimi.

Sipas njoftimeve, Banka "Standard Chartered" u shpreh ditët e fundit që, megjithëse ka sfida, shenja e vazhdimit të hapjes të tregut kinez është e dukshme.

Lidhur me këtë, Wang Wenbin u shpreh:

"Këtë vit, rimëkëmbja e ekonomisë botërore ka qenë e plogët dhe faktorët e paqëndrueshëm e të paqartë në tregun ndërkombëtar janë shtuar. Në këto kushte, ekonomia kineze vazhdon të rimëkëmbet dhe rritja e saj zë vendet e para ndër ekonomitë kryesore globale. Kohët e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi që sivjet ekonomia kineze do të rritet 5.2 %, ndërsa kontributi i saj për rritjen e PBB-së globale do të arrijë në 1/3. Ekonomia kineze është ende energjia kryesore për rritjen e ekonomisë botërore."

Sipas tij, Kina i përmbahet gjithmonë hapjes me botën e jashtme me cilësi të lartë duke krijuar një mjedis biznesi të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj e të ndërkombëtarizuar. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, import-eksporti i mallrave i Kinës arriti në 20.1 trilionë juanë, duke shënuar rekord të ri historik. (Fani)