Wang Yi bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë Kinë-Azi Jugore
2023-08-16 21:16:24

foto: VCG

foto: VCG

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bëri thirrje të mërkurën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Kinës dhe vendeve të Azisë Jugore. 

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u shpreh në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 7-të Kinë-Azi Jugore që mbahet në qytetin Kunming të provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore se Kina mirëpret vendet e Azisë Jugore që të ndajnë përfitimet prej zhvillimit të saj.

foto: VCG

foto: VCG

Kina dhe vendet e Azisë Jugore duhet të thellojnë besimin e ndërsjellë strategjik, të mbështesin njëra-tjetrën në çështjet ndërkombëtare e rajonale, të promovojnë së bashku rajonalizmin e hapur, të kenë një bashkëpunim më të ngushtë rajonal, të mbrojnë interesat e vendeve në zhvillim dhe të ruajnë drejtësinë ndërkombëtare, tha kryediplomati kinez.

Ai u kërkoi të dy palëve të thellojnë ndërlidhjen, të nxitin ndërtimin e korridoreve kryesore, si Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan dhe hekurudha ndërkufitare Kinë-Nepal, të përshpejtojnë ndërtimin e korridoreve, nyjeve e projekteve kyçe dhe të promovojnë lirshmërinë e ciklit të ekonomisë rajonale.

foto: VCG

foto: VCG

Të dy palët duhet të thellojnë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, të promovojnë më tej lehtësimin e tregtisë dhe përputhjen e standardeve sistemore, të nxisin bashkëpunimin në investime nëpërmjet ndërtimit e ndarjes së përbashkët dhe lidhjes së ngushtë të zinxhirëve globalë të prodhimit dhe furnizimit, tha ai.

Ministri i Jashtëm kinez vuri në dukje më tej se Ekspozita Kinë-Azi Jugore është bërë një platformë e rëndësishme për promovimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy palëve, dhe madje edhe pjesës tjetër të botës.

foto: VCG

foto: VCG

Pjesëmarrësit e tjerë thanë në ceremoninë e hapjes se vendet e Azisë Jugore kanë promovuar në mënyrë aktive ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë me Kinën, gjë që ka sjellë rezultate të frytshme.

Ata e falënderuan Kinën për ndërtimin e një platforme efikase bashkëpunimi për të ndihmuar vendet e Azisë Jugore të përfitojnë nga zhvillimi i shpejtë i Kinës. Ata u shprehën të gatshëm të forcojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin me palën kineze për të kontribuuar në hapjen rajonale, përfshirjen, paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e përbashkët.

Ekspozita, që zhvillohet nga 16 deri më 20 gusht, është organizuar bashkërisht nga Ministria e Tregtisë e Kinës dhe provinca Yunnan. Ekspozita ka tërhequr mbi 2 mijë ekspozues nga më shumë se 60 vende e rajone. (Li Huailiang/Artan)