Kina forcon goditjen ndaj krimeve mjedisore me interpretimin e ri ligjor
2023-08-10 19:17:24

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjykata e Lartë Popullore dhe Prokuroria e Lartë Popullore të Kinës publikuan së bashku një interpretim ligjor të mërkurën, me qëllim për të forcuar më tej goditjen ndaj krimeve lidhur me ndotjen mjedisore.

Sipas interpretimit ligjor, individët përgjegjës për hedhjen e mbetjeve radioaktive, mbeturinave toksike apo mbeturinave që përmbajnë patogjenë të sëmundjeve infektuese që çojnë në dëmtim të madh të kafshëve të egra dhe bimëve në mbrojtje të posaçme shtetërore apo habiteve për speciet në mbrojtje të posaçme shtetërore, do të dënohen minimalisht me shtatë vjet burgim.

Interpretimi përshkruan gjithashtu kriteret e dënimit për veprat penale që përfshijnë fabrikimin e provave të rreme për vlerësimet e ndikimit mjedisor, mbikëqyrjen e lëshimit të gazrave serrë dhe të dhënat e tjera të mbrojtjes mjedisore.

Ky interpretim gjyqësor, i planifikuar të hyjë në fuqi më 15 gusht, është i katërti lidhur me krimet që përfshijnë ndotjen mjedisore i publikuar nga organet e larta juridike të Kinës, pas zbatimit të Kodit Penal më 1997.