Chengdu: Mbyllet Universiada e 31-të Botërore
2023-08-08 22:22:01

Më 20:00 të mbrëmjes së 8 gushtit 2023 sipas orës së Pekinit filloi ceremonia e mbylljes së Universiadës së 31-të Botërore në një park muzikor të qytetit Chengdu në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Organizatorët synonin që, nëpërmjet zgjedhjes së një parku të hapur në vend të stadiumit të mbyllur për ceremoninë, t’u sillnin shikuesve gëzim dhe lumturi pa kufi.

Numërimi mbrapsht për ceremoninë e mbylljes u shfaq në ekranin gjigant së bashku me disa pikat piktoreske simbol të qytetit Chengdu. Pas fjalimit të rastit, Leonz Eder, i ngarkuari me detyrën e presidentit të FISU-t, shpalli mbylljen zyrtare të Universiadës së Chengdu-së.

Në pjesën e fundit të ceremonisë së mbylljes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të flamurit. Si mikpritës i Universiadës së 32-të në vitin 2025, Rhein-Ruhr i Gjermanisë vuri në skenë një shfaqje teatrale.

Ceremonia përfundoi me muzikën e "Auld Lang Syne" pas shuarjes së pishtarit.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Para ceremonisë së mbylljes, si ndeshja e fundit e ditës së fundit të Lojërave, u zhvillua finalja e vaterpolit për meshkuj. Italia, Hungaria dhe Gjeorgjia morën përkatësisht medaljen e artë, të argjendtë dhe të bronzit.

Universiada e Chengdu-së kishte gjithsej 18 disiplina, në të cilat u dhanë 269 medalje të arta pas konkurrimit të 6500 sportistëve nga 113 vende dhe rajone të botës. 411 sportistë kinezë morën pjesë në të 18 disiplinat, duke fituar 103 medalje të arta. Pesë vendet e para në listën e medaljeve janë përkatësisht Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Italia dhe Polonia

"Unë mendoj se Universiada e Chengdu-së do të jetë një shembull për lojërat e ardhshme universitare," tha Leonz Eder, i ngarkuari me detyrën e presidentit të FISU-t. "Ne jetojmë në një botë plot pasiguri e përballemi me një të ardhme të pasigurt. Erdhëm këtu, duke duartrokitur njëri-tjetrin, me paqe. Kjo na ka treguar rrugën për të ardhmen”.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua