Universiada, ekipi kinez fiton të gjitha medaljet e arta në zhytje
2023-08-08 17:57:49

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të hënën përfunduan të gjitha ndeshjet dhe garat në Lojërat e 31-ta Universitare Botërore të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU), me përjashtim të vaterpolit për meshkuj. 

Ekipi kinez u rendit në krye të tabelës së medaljeve të këtyre Lojërave, të mbajtura në Chengdu të provincës Sichuan në Kinën Jugperëndimore, me gjithsej 103 medalje ari, 40 argjendi dhe 35 bronzi.

"Ekipi i ëndrrave" i zhytjes i Kinës bëri një paraqitje emocionuese, duke marrë të gjitha medaljet e arta në 15 kategori, së bashku me pesë medalje të argjendta dhe një të bronztë.

Në vaterpol për femra, Kina mundi në finale të hënën Italinë 12-7.

Në not, Zhang Jufei thyeu rekordin e FISU-së në stilin e lirë 50 metra për femra me kohën 24.29.

Me fitoren në këtë garë dhe në stafetën ekipore 4X100 metra, ajo bëri të vetat nëntë medalje ari gjatë këtyre lojërave.

Të hënën u dhanë 21 medalje ari.