Planifikuesi ekonomik: Kina do të promovojë në mënyrë solide zhvillimin dhe reformën
2023-08-01 10:09:00

Foto nga VCG

Planifikuesi ekonomik i Kinës njoftoi se do të promovojë me vendosmëri zhvillimin dhe reformën, duke iu përmbajtur parimit të përgjithshëm për ta bërë stabilitetin ekonomik një prioritet kryesor dhe për të ndjekur përparimin duke siguruar stabilitetin, njofton “Xinhua”.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës theksoi në takim gjashtë detyra.

Sipas tij, detyrat përfshijnë intensifikimin e rregullimit makro-politik; nxitjen e konsumit dhe rritjen e investimeve; mbështetjen e zhvillimit të ekonomisë reale; thellimi i reformës dhe hapja; konsolidimi i themeleve të sigurisë ekonomike; si dhe sigurimin dhe përmirësimin e mirëqenies publike.

Sipas komisionit, ekonomia kineze ka elasticitet të fortë, potencial të madh, shumë vitalitet dhe bazat pozitive afatgjata të ekonomisë së vendit nuk kanë ndryshuar. (Fatosi)