Xi thekson nxitjen e modernizimit të ushtrisë gjatë inspektimit në Komandën e Zonës Perëndimore
2023-07-31 15:54:00

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi nevojën e shpejtimit të përpjekjeve për nxitjen e modernizimit të forcave të armatosura.

Xi, njëherësh sekretari i përgjithshëm i KQ të PKK-së dhe kryetari i Komitetit Qendror Ushtarak (KQU), i tha këto të mërkurën në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, gjatë inspektimit të forcave ajrore të Komandës së Zonës Perëndimore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP) të Kinës.

Xi e bëri këtë inspektim në prag të 1 Gushtit, Ditës së Ushtrisë të Kinës. Në emër të KQ të PKK-së dhe të KQU-së, ai u dërgoi urimet e sinqerta të gjithë oficerëve dhe ushtarëve të forcave ajrore të Komandës, si dhe personelit të shërbimit të UÇP-së dhe Forcave të Policisë së Armatosur, personelit civil në ushtri, si edhe rezervistëve.

Xi tha se duhet të vazhdojë kryerja e detyrave të ndryshme të dhëna nga Partia dhe populli.

Ai theksoi se duhet të forcohet gatishmëria ushtarake dhe të garantohet siguria e hapësirës ajrore me anë të zbatimit të mbrojtjes së rregullt ajrore.

Xi kërkoi përshpejtimin e nxitjes së shndërrimit të pajisjeve dhe forcave të reja në fuqi luftimi, duke u integruar në sistemet e tanishme luftarake.

Ai bëri thirrje edhe për përpjekje të vazhdueshme për kryerjen e stërvitjeve në kushte reale luftimi. (Wang Lei/ Artan)