Zhvillohet mbledhja e 77-të e Bordit të Revizorëve të OKB-së
2023-07-27 15:26:13

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën e të mërkurën u zhvillua në selinë e përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork mbledhja e 77-të e Bordit të Revizorëve të OKB-së. Mbledhjen e drejtoi kryetari i këtij Bordi dhe drejtori i Zyrës së Auditimit të Kinës Hou Kai. Në mbledhje u miratuan 21 raporte auditimi për institucionet e projektet përkatëse të OKB-së në vitin financiar 2022, u diskutuan çështjet e paraqitura nga organi legjislativ i OKB-së në Bordin e Revizorëve dhe u përcaktua puna e Bordit për gjysmëmujorin e dytë të vitit 2023.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Bordit të Revizorëve dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres zhvilluan bisedime dhe shkëmbyen mendime mbi problemet kryesore të zbuluara në vitin financiar 2022 dhe për detyrat kryesore dhe sfidat e tanishme të OKB-së. Hou Kai theksoi se OKB-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm për promovimin e paqes e zhvillimit të njerëzimit dhe se nevojitet një OKB e fuqishme për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres vlerësoi lart rolin e rëndësishëm të Bordit të Revizorëve në ndihmë të OKB-së për përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e kontrollit të brendshëm. Ai u shpreh se problemet e zbuluara nga auditimet dhe sugjerimet e paraqitura prej Bordit të Revizorëve janë jashtëzakonisht të rëndësishme, duke theksuar që do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me këtë organ për të zgjidhur problemet.

Bordi i Revizorëve i OKB-së është një institucion i pavarur ekspertësh. Si një mekanizëm i rëndësishëm për kërkimin e përgjegjësisë dhe promovimin e transparencës së OKB-së, ai luan një rol të rëndësishëm në sistemin qeverisës të OKB-së. (Fani)