Mbi 1 milion anije kanë kaluar nëpër Digën e Tre Grykave në dy dekadat e fundit
2023-07-26 14:54:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Më shumë se 1 milion anije kanë kaluar nëpër Digën e Tre Grykave që kur ajo u hap për trafik në qershor 2003, tha të martën Autoriteti i Lundrimit i Tre Grykave.

Vëllimi i përgjithshëm i mallrave të qarkulluara nëpërmjet ekluzave të anijeve i kaloi 1.936 miliard tonët në dy dekadat e fundit, duke rritur ndjeshëm efektshmërinë e transportit lumor e duke ofruar mbështetje të fortë për lundrimin e sigurt dhe të lirshëm në lumin Jance.

Ekluzat e anijeve të Tre Grykave funksionuan mesatarisht 23.13 herë në ditë në fazën e fillimit të funksionimit dhe kanë arritur mesatarisht 31 herë në ditë sot. Besueshmëria e kalimit nëpër digë arriti 93.95 për qind, mbi 10 pikë përqindjeje më shumë se objektivi i përcaktuar, gjë që do të thotë se diga mund të funksionojë për rreth 900 orë më shumë në vit sesa pritej.

Projekti i Tre Grykave është një sistem shumëfunksional i kontrollit të ujit që përbëhet nga një digë 2 309 metra e gjatë dhe 185 metra e lartë, ekluza anijesh me pesë nivele në anët veriore e jugore dhe 34 turbogjeneratorë me një kapacitet të përgjithshëm prodhimi prej 22.5 milionë kilovatësh.