Kinë: Numri i vdekjeve nga shembja e çatisë së palestrës arrin në 10
2023-07-24 15:01:17

Dhjetë veta u konfirmuan të vdekur dhe një tjetër mbeti i bllokuar në rrënoja pasi çatia e një palestre shkollore u rrëzua të dielën në Qiqihar të provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore, raportoi të hënën në mëngjes Grupi Mediatik i Kinës.

Deri më 5:30 të mëngjesit të së hënës, 14 veta ishin nxjerrë nga rrënojat, katër prej të cilëve nuk kishin asnjë shenjë jete, ndërsa gjashtë të tjerë vdiqën pavarësisht nga trajtimi.

Rënia e çatisë u raportua në orën 14:56 të së dielës, sipas departamentit të zjarrfikësve dhe shpëtimit të provincës. Kur ndodhi ngjarja, në palestrën me sipërfaqe rreth 1 200 metra katrorë, në shkollën e mesme nr. 34 në distriktin Longsha, kishte 19 veta.

Sipas një hetimi paraprak, punonjësit e ndërtimit kishin vendosur në mënyrë të paligjshme perlit në çatinë e palestrës gjatë ndërtimit të një ndërtese pranë. Perliti thithi ujë pas shiut dhe pesha e tij u rrit, duke shkaktuar rënien e çatisë.

Punët e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë dhe po kryhet një hetim i thelluar.