Ekspedita e 13-të në Arktik e Kinës fillon misionin e ri
2023-07-13 21:24:58

Foto: VCG

Foto: VCG

Ekspedita e 13-të e Kinës në Arktik u nis të mërkurën për një mision që pritet të zgjasë deri në fund të shtatorit, duke bërë një udhëtim prej 15 500 miljesh detare.

Ky mision do të përqendrohet në mbikëqyrjen afatgjatë të faktorëve kryesorë mjedisorë dhe gjendjen gjeografike të dy kreshtave mesorë e gjeofizikën.

"Gjatë misionit të tanishëm, ne do të studiojmë Oqeanin Arktik të Mesëm, Sektorin e Paqësorit dhe kreshtën Gakkel. Programet tona të kërkimit përfshijnë ato mbi atmosferën, mjedisin detar, burimet biotike, çështjet gjeologjike, si edhe gjeofizikën," tha Wang Jinhui, kapiteni i misionit të 13-të të ekspeditës shkencore të Kinës në Arktik.

Foto: VCG

Misioni i fundit pritet të rritë kapacitetin e Kinës në mbrojtjen e Arktikut, përballimin e ndryshimeve dhe matjen e ndotjes detare. Gjatë misionit, shkencëtarët do të mbledhin gjithashtu të dhëna dhe do të kryejnë kërkime me homologët e tyre nga Rusia, Tajlanda dhe vende të tjera.

Gjatë ekspeditës së vitit të kaluar, që zgjati 79 ditë, duke kryer një udhëtim prej 14 000 miljesh detare, ekipi i ekspeditës bëri vëzhgime të gjithanshme të atmosferës, oqeanit dhe ekologjisë në detin Çukçi, duke u përqendruar në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit ekologjik të Arktikut.

Që prej 1999-s, Kina ka kryer 12 ekspedita shkencore në Arktik, me anijet e saj kërkimore "Xuelong" dhe "Xuelong-2" si platformë.