Pse Organizata e Bashkëpunimit e Shangait vazhdojë të zgjerojë anëtarësinë e vet?
2023-07-04 16:21:54

Institucioni rajonal më i madh dhe me popullsinë më të madhe në botë – Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) – pritet të pranojë zyrtarisht Iranin si anëtar të ri në samitin virtual të martën.

Përveç Iranit, edhe Bjellorusia ka aplikuar për t'u anëtarësuar në OBSh më 2022.

OBSh-ja, e themeluar në Shangai më 2001 nga Kina, Kazakistani, Kirgizistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani,  ka përjetuar faza të ndryshme zgjerimi. Ajo ka tani tetë vende anëtare, përveç katër vendeve vëzhguese dhe 14 partnerëve të dialogut, sipas sekretarit të përgjithshëm të OBSh-së Zhang Ming.

Duke përfshirë Iranin, vendet anëtare të OBSh-së kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 36 milionë kilometrash katrorë, duke mbuluar tre të pestat e Eurazisë, dhe një popullsi prej 3.4 miliardë banorësh, sa rreth 43 për qind e popullsisë së përgjithshme të botës. Prodhimi i brendshëm bruto i përbashkët zë rreth 30 për qind të të gjitha vendeve të botës, me një rritje 13-herë që nga themelimi i organizatës.

Qëllimi origjinal që u krijua OBSh-ja ishte të luftonte kundër "tre forcave të së keqes": terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit, që dikur shqetësonin rajonin.

Megjithatë, ajo nuk është një aleancë ushtarake dhe nuk ka funksionin e mbrojtjes së përbashkët.

Sipas udhëzimit të Frymës së Shanghait, që përfshnin parimet bazë të këtij blloku, vendet e OBSh-së i kanë dhënë njëri-tjetrit mbështetje, duke krijuar një lloj të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare që karakterizohet nga respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta.

Bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare është zgjeruar nga siguria në fusha të tilla si transporti, energjetika, financat, investimet, bujqësia, teknologjia e informacionit, risitë dhe zhvillimi i qëndrueshëm.