Li Qiang takon kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror
2023-06-26 20:26:17

Tianjin (Foto nga VCG)

Kryeministri i Kinës Li Qiang u takua të hënën në Tianjin me kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab.

Li Qiang tha se ekonomia botërore ka kaluar nëpër zhvillimin e globalizimit dhe të gjitha palët tashmë janë integruar. Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe plotësimi i epërsive të njëri-tjetrit ndërmjet vendeve është një kërkesë objektive për zhvillimin e forcave prodhuese. Të tëra vendet duhet të rrisin mirëkuptimin, të shtojnë besimin e ndërsjellë, të pakësojnë gjykimet e gabuara, të kërkojnë përfitimet e ndërsjella, të forcojnë integrimin e interesave dhe të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat e përbashkëta e për të krijuar një të ardhme më të mirë. Kina do t'i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor, do të zgjerojë me vendosmëri hapjen e nivelit të lartë dhe është e gatshme të përpiqet me të gjitha palët për të vazhduar ndërtimin e ekonomisë të hapur dhe për të promovuar ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, tha kryeministri Li.

Klaus Schwab theksoi nga ana e tij se Forumi Ekonomik Botëror dëshiron të thellojë partneritetin me Kinën, të promovojë forcimin e komunikimit ndërmjet të gjitha palëve, të rritë besimin e ndërsjellë dhe të zgjerojë bashkëpunimin, për të arritur përfitime të ndërsjella e për t’u përballur së bashku me sfidat globale si ndryshimi i klimës, duke nxitur ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. (Çang Çuo)