Investimet e huaja direkte në Kinë shënuan rritje në pesë muajt e parë të vitit
2023-06-18 13:47:28

Foto nga VCG

Investimet e huaja direkte (IHD) në territorin kinez, në përdorim aktual, u rritën me 0.1 për qind në bazë vjetore në pesë muajt e parë të vitit, citon “Xinhua” dekaratën e Ministrisë së Tregtisë.

Fluksi i IHD-ve, në përdorim aktual, ishte 574.81 miliardë juanë në pesë muajt e parë.

Në terma dollarë amerikanë, fluksi hyrës ra me 5.6 për qind në bazë vjetore në 84.35 miliardë dollarë amerikanë.

Për sa i përket shifrave sektoriale, IHD-të në përpunim u rritën me 5.9 për qind në bazë vjetore.

IHD-të në industritë e teknologjisë së lartë u rritën 7.5 për qind në bazë vjetore, me investimet në prodhimin e teknologjisë së lartë me 30.8 për qind dhe në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së lartë me 1.5 për qind. (Irma)