Fillon në Pekin forumi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut
2023-06-15 12:12:12

Forumi për Qeverisjen Globale të të Drejtave të Njeriut filloi në Pekin të mërkurën, duke tërhequr mbi 300 pjesëmarrës nga afro 100 vende e organizata ndërkombëtare, përfshirë agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Forumi dyditor ka si temë "Barazi, bashkëpunim dhe zhvillim: 30-vjetori i Deklaratës dhe Programit të Veprimit të Vjenës dhe qeverisja globale e të drejtave të njeriut."

Pjesëmarrësit në veprimtari përfshijnë drejtorin e Agjencisë së Lajmeve "Xinhua" Fu Hua, ministrin e Jashtëm të Antigua dhe Barbudas Paul Chet Greene dhe anëtarin e Komitetit për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore të OKB-së Aslan Abashidze.

Kultura kineze i jep rëndësi të madhe respektit dhe kujdesit për njerëzit dhe, me kalimin e kohës, të drejtat e njeriut janë bërë jo vetëm arritje dhe simbole të qytetërimit dhe përparimit njerëzor, por gjithashtu synimi i palëkundur i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), tha Fu.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thekson parimet e mosdiskriminimit e përfshirjes dhe bën thirrje për të drejta e mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht nga raca, kombësia, gjinia, feja dhe statusi shoqëror, tha Green. Sipas tij, ky dokument siguron që grupet e margjinalizuara dhe të prekshme të kenë mundësi për shfrytëzimin e burimeve, duke nxitur kështu zhvillimin shoqëror.