Xi i dërgon letër urimi Forumit të Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të të Drejtave të Njeriut
2023-06-14 14:21:19

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Forumit të Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të të Drejtave të Njeriut.

Xi Jinping-u u shpreh në letër se tani qeverisja globale e të drejtave të njeriut po përballon sfida. Kina përkrah mbrojtjen e të drejtave të njeriut me anë të sigurisë, respektimin e sovranitetit e tërësisë territoriale të vendeve të ndryshme, zhvillimin në mënyrë paqësore, zbatimin e Nismës së Sigurisë Globale dhe krijimin e një mjedisi paqësor për të drejtat e njeriut. Gjithashtu, duhet të nxiten të drejtat e njeriut me anët të zhvillimit, të zbatohet Nisma e Zhvillimit Global dhe të mbrohen të drejtat e njeriut të popujve të vendeve të ndryshme nëpërmjet rrugës së pavarur të modernizimit. Duhet të nxitet edhe përparimi i të drejtave të njeriut me anë të bashkëpunimit, duke e respektuar dhe duke e trajtuar në mënyrë të barabartë njëri-tjetrin, të zbatohet Nisma e Qytetërimit Global, të forcohen shkëmbimet mes qytetërimeve të ndryshme dhe të arrihet konsensus nëpërmjet dialogut për të nxitur së bashku përparimin e të drejtave të njeriut.

Kreu i shtetit kinez theksoi në vijim se Kina e vë gjithmonë popullin në qendër dhe i përmbahet rrugës së zhvillimit të të drejtave të njeriut në përputhje me kushtet e veta kombëtare, duke e ngritur pandërprerë nivelin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procesin e modernizimit e stilit kinez. Kina dëshiron të punojë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare duke zbatuar frymën e Deklaratës dhe Programit të Veprimit të Vjenës, për të promovuar qeverisjen e barabartë, të drejtë e të arsyeshme globale të të drejtave të njeriut dhe për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Forumi i Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të të Drejtave të Njeriut, i organizuar bashkërisht nga Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia e Zhvillimit dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, u hap të mërkurën në Pekin. Tema kryesore e forumit është "Barazi, bashkëpunim, zhvillim: 30-vjetori i Deklaratës dhe Programit të Veprimit të Vjenës dhe qeverisja globale e të drejtave të njeriut". (Fani)