Lulëzim Shuka, profesori zbulon bimë të rralla në Shqipëri
2023-04-04 11:17:51

Lulezim Shuka ( burimi foto personale)

Lulezim Shuka ( burimi foto personale)

Lulëzim Shuka  është diplomuar, mësues i Biologjisë dhe Kimisë  në vitin 1986. Ai ka punuar  në fushën akademike në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër dhe në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”. Profesori Shuka ka bashkëpunuar në mbi 24 projekte me objekt çështjet e biologjisë së ruajtjes apo mësimdhënies në shkencat biologjike. Ai ka publikuar 53 artikuj shkencorë, në gjuhën shqipe dhe anglisht, si dhe ka paraqitur 71 kumtesa në ngjarje kombëtare ose ndërkombëtare. Profesor Shuka ka udhëhequr mbi 10 diploma në masterat shkencorë të Biologjisë Mjedisore ose të Mësuesisë së Biologjisë. Që nga viti  2012 ai gëzon titullin Profesor pranë  Departamentit të Biologjisë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Për veprimtarinë e tij në fushën e zbulimit të bimëve të rralla në Shqipëri, ai flet në intervistën për Radio Ejani.

 

Lulezim Shuka ( burimi foto personale) 3

Lulezim Shuka ( burimi foto personale) 3

CMG: Profesor cilat janë bimët më të rralla në Shqipëri dhe a i vlerësojmë sa duhet?

 

Lulëzim Shuka:  Në Shqipëri rriten rreth 78 lloje dhe nënlloje të bimëve endemike, të cilat rriten brenda territorit të vendit. Shumë prej tyre mbajnë edhe emrin shqiptar si përshembull, “Centaurea Albanika”, një zambak i zbuluar në verilindje të maleve të Sharrit, nga një botanist gjerman në 1839, gati 200 vite më parë. Në Shqipëri ka pasur shumë ekspedita, ku spikasin hulumtimet e botanistit Antiono Baldaci, i cili ka kryer për tre vite rresht studime në të gjithë Ballkanin dhe atij i takojnë një sërë bimësh, të cilat edhe sot qëndrojnë si bimë endemike shqiptare.


Një nga bimët e veçanta shqiptare është  “Kokocela”. Ka shumë bimë të cilat mbajmë identitet shqiptar. Po kështu edhe Mali i Tomorrit ka shumë bimë që rriten vetëm atje, po ashtu edhe Alpet Shqiptare kanë bimë të veçanta.

Në Aple ka mbi 50-60 lloje, të cilat e gjejnë vendodhjen e tyre edhe mes Malit të Zi. Ka një lloj shumë të veçantë bime që ndodhet në Qafën e Thores, e cila është specifike sepse konsiderohet si një ndër bimët më të vjetra  dhe llogaritet 1.2 milion vite e vjetër.


Bimët kanë kaluar shumë sfida për të qenë ekzistente deri më sot, ato janë tregues të historisë së lashtë. Shumica e bimëve shqiptare janë shumë të bukura, dhe janë për t’u mbrotjur sepse  mund të shkatërrohen padashje.

Lulezim Shuka ( burimi foto personale) 4

Lulezim Shuka ( burimi foto personale) 

 

CMG: Çfarë i rrezikon bimët endemike?

 

Lulëzim Shuka:  Ne nuk kemi shumë studime të vazhdueshme, por sipas monitorimeve të mia klima, bota, sëmundjet e ndryshme janë faktorë për bimët të cilat zhduken dhe kjo është për të ardhur keq. Por nëse do t’i referohem asaj që unë shoh, rezulton që kemi disa bimë si: “Alkemidha Albanika”, botimi i saj në 1939 ende dhe sot nuk gjendet. Para shumë vitesh unë kam gjetur një bimë ne malin e Thatë “Galicica”. Kjo bimë është gjetur në Prespën tone, por tani nuk e gjej më sepse atje ka rënë një zjarr dhe si duket është zhdukur.
Kam frikë për rrugët e reja sepse mund t’i zhdukin bimët. Pra ka një sërë faktoresh që ndikojnë tek humbja e bimëve.


CMG: Si emërtohen bimët?

 

Lulëzim Shuka: Duket sikur është një “kushtetutë”, që i emërton madje më e madhe. Ne i referohemi vendit gjeografik. Aty ku gjendet bima më pas i vendoset emërtimi latinisht. Së fundmi kemi shkuar në  Ksamil dhe aty kemi gjetur një bimë, të cilës i vendosëm emrin e Ksamilit. Gjithashtu edhe emrin e studiuesit mund të mbajë. Shumë studiues thonë që nuk duhet të vendosen emra njerëzish sepse mund të keqpërdoren. Ky artikull është lexuar mbi 10-mijë herë sepse bën thirrje për diçka jetike. Nuk lejohet që të vendosin emra jashtë realitetit.

Tulipa Albanica (Foto Agroweb)

Tulipa Albanica (Foto Agroweb)

CMG: A kemi bimë helmuese në Shqipëri?

 

Lulëzim Shuka: Kemi shumë, pak ose aspak të studiuara, por e kam zbuluar edhe unë një të tillë, që ndodhet në malin e Picarit në Gjirokastër. Kjo bimë shërbente për të ushqyer kafshët, por helmoi shumë të tilla. Ishin vetë banorët e zonës që e zbuluan. Ata ishin të sheqetësuar që kafshët po ngordhinin në masë dhe u kuptua që ato ushqeheheshin me një bimë të tillë, të rrezikshme.
Studimet për këtë bimë janë bërë edhe në Itali.

 

CMG: A ka bimë që kanë vlera kurative tek ne?

 

Lulëzim Shuka: Nuk ka bimë që nuk ka vlera kurative, por duhet të kemi kujdes sepse në doza të larta mund të jetë helumese. Të gjitha bimët kanë një origjinë dhe mund të zbulohet edhe formula e më pas prodhohen sintetikisht.
 

 

CMG: Një bimë shumë e rrallë në vendin tonë është tartufi, si gjendet ai?

 

Lulëzim Shuka: Po është një bimë që rritet në rrënjët e bimës së dushkut dhe rritet me shumë vështirësi, por sot duke qënë që sjell shumë përfitime në kulinari, kultivohet dhe stiumulohet për t’u rritur  dhe nuk është më aq e vështirë.

 

 

 

Intervistoi :Megi Latifi