Përurohet zyrtarisht stacioni i CMG-së në Tegusigalpa të Hondurasit
2023-03-29 20:29:54

Si organizata e parë mediatike kineze në Honduras e miratuar bashkërisht nga departamentet qeveritare të Kinës dhe Hondurasit, në Pallatin Presidencial të Hondurasit të martën u mbajt një ceremoni përurimi e stacionit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) në kryeqytetin hondurian Tegusigalpa. Ky është stacioni i 191-të i CMG-së jashtë Kinës.

Ceremonia u mbajt në Sallën “Morazan”, ku zhvillohen veprimtari të rëndësishme shtetërore dhe diplomatike në Pallatin Presidencial të Hondurasit.  Në këtë ceremoni, CMG-ja dhe Radiotelevizioni Kombëtar i Hondurasit nënshkruan një letër qëllimi për bashkëpunim dhe shkëmbime. Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit e nënshkruar në fushën mediatike që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Hondurasit. Të dy palët do të bashkëpunojnë për krijimin e institucioneve, mekanizmave të bashkëpunimit, përmbajtjes së programeve, shkëmbimeve të personelit dhe bashkëpunimit sektorial.

foto/CCTV

foto/CCTV

Ministri i Zyrës së Informacionit të Pallatit Presidencial të Hondurasit Ivis Alvarado, ministrja e Kulturës Annarella Vélez, drejtori i selisë qendrore të CMG-së në zonën e Amerikës Latine Zhu Boying, dhe përfaqësues të mediave e qarqeve kulturore, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të stacionit të CMG-së.

foto/CCTV: Ceremonia e përurimit të stacionit të CMG-së në Tegusigalpa

Zyra e Shtypit e Pallatit Presidencial të Hondurasit dërgoi një letër urimi për krijimin e stacionit të CMG-së në Tegusigalpa. Në letrën e urimit ndër të tjera theksohet: “Urime të ngrohta për këtë moment historik, i cili do ta çojë miqësinë ndërmjet dy popujve drejt një të ardhmeje më të ndritur”. Në letër thuhet gjithashtu se krijimi i stacionit do të ndërtojë një urë për miqësinë e të dy vendeve.

foto/CCTV: Letra e urimit nga Zyra e Shtypit e Pallatit Presidencial të Hondurasit

Në ceremoni, përfaqësuesit nga Kina dhe Hondurasi përuruan së bashku stacionin e CMG-së në Tegusigalpa, dhe përfaqësuesit kinezë dhanë një letër emërimi për drejtorin e stacionit, të nënshkruar nga kryetari i CMG-së.

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

Në emër të qeverisë së Hondurasit, sekretari i Zyrës së Informacionit të Pallatit Presidencial Ivis Alvarado shprehu urime dhe falënderime për CMG-në për krijimin e një stacioni në Honduras. Në fjalën e tij, ai tha se CMG-ja krijoi një stacion në Tegusigalpa menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, për të ofruar raporte në kohë, të mjaftueshme e të thelluara dhe për të ndarë në mënyrë aktive materialet me mediet bashkëpunuese, për të shtuar mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet dy popujve dhe për të lehtësuar shkëmbimet kulturore.

foto/CCTV: Sekretari i Zyrës së Informacionit të Pallatit Presidencial të Hondurasit, Ivis Alvarado

Ministrja e Kulturës e Hondurasit Annarella Vélez vlerësoi lart arritjet e Kinës në fushat e ekonomisë, kulturës dhe artit. Stacioni i CMG-së në Tegusigalpa do të ofrojë një platformë të rëndësishme për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, shtoi ajo.

foto/CCTV: Ministrja e Kulturës e Hondurasit Annarella Vélez

Zëvendësministri i Zyrës së Informacionit të Pallatit Presidencial të Hondurasit dhe drejtori i Radiotelevizionit Kombëtar të Hondurasit Carlos Estrada tha se vitet e fundit mediat kineze janë zhvilluar me shpejtësi, veçanërisht Grupi Mediatik i Kinës. Ai beson se themelimi i stacionit në Tegusigalpa do të bëhet një urë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet mediave të të dy vendeve dhe shpreson që media honduriane do të forcojë bashkëpunimin me CMG-në fushat e përmbajtjes dhe teknologjisë, duke prodhuar së bashku produkte lajmesh me cilësi të lartë.

foto/CCTV: Zëvendësministri i Zyrës së Informacionit të Pallatit Presidencial të Hondurasit dhe drejtori i Radiotelevizionit Kombëtar të Hondurasit Carlos Estrada

Drejtori i selisë qendrore në zonën e Amerikës Latine të CMG-së Zhu Boying tha se shkëmbimet mediatike dhe bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe Hondurasit janë një mënyrë e rëndësishme për popujt e të dy vendeve për të përhapur në mënyrë të ndërsjellë informacion objektiv, të saktë dhe të paanshëm. Stacioni do të kryejë në mënyrë aktive shkëmbime dhe bashkëpunim me mediet kryesore honduriane, do të ndihmojë në ndërtimin e përbashkët cilësor të “Një brez, një rrugë”, do të japin kontributin e medies në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Honduras e do të ndërtojë një bashkësi me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin Kinë-Amerikë Latine.

foto/CCTV:  Drejtori i selisë qendrore në zonën e Amerikës Latine të CMG-së Zhu Boying

Nënkryetari i parë i Kongresit të Hondurasit Hugo Noe Pino,  ministri i Planifikimit Strategjik Ricardo Salgado, ministrja e Turizmit Yadira Gomez dhe personalitete të tjera shprehën urimet e tyre për krijimin e stacionit në Tegusigalpa.

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

Një numër i medieve kryesore honduriane publikuan menjëherë lajmet për këtë ngjarje në llogaritë e tyre zyrtare të mediave sociale dhe një numër i mediave kryesore vendore e transmetuan drejtpërdrejt ose raportuan lidhur me të. (Fang Xiaoyu/Artan)