Këshilli i Shtetit i Kinës cakton detyrat kryesore për vitin 2023
2023-03-25 17:26:14


Këshilli i Shtetit i Kinës ka konfirmuar detyrat kryesore që do të kryhen gjatë këtij viti, duke ia deleguar ato departamenteve përgjegjëse, sipas një takimi ekzekutiv të kryesuar nga kryeministri Li Qiang ditën e premte.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në këtë takim u vendosën vijimi dhe optimizimi i politikave të caktuara për lehtësimin e taksave, u miratua një plan pune për bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët. Gjithashtu u dëgjua edhe një raport mbi konsolidimin e rezultateve të punës për zbutjen e varfërisë.

Takimi u bëri thirrje organeve përgjegjëse të qeverisë që të trajtojnë 103 detyrat me politika të detajuara dhe lëvizje konkrete. Për të forcuar besimin në rritjen ekonomike, Kina do të vijojë ose përmirësojë një sërë masash për shkurtimin e taksave dhe tarifave, të cilat pritet të arrijnë në mbi 480 miliardë juanë (rreth 70.2 miliardë dollarë) në vit, sipas takimit.

Foto: VCG

Foto: VCG

Gjatë këtij takimi ekzekutiv u nxit përpjekja për një mbështetje solide në prodhimin e grurit, në mënyrë që të sigurohen 650 miliardë kilogramë në vit. U kërkuan gjithashtu nxitja e rigjallërimit rural, kultivimit të industrisë rurale me karakteristika lokale dhe zgjerimi i kanaleve për të rritur të ardhurat e fermerëve dhe konsoliduar rezultatet në zbutjen e varfërisë. Kina do të punojë për të parandaluar kthimin në shkallë të gjerë në varfëri. (Li Huailiang/Edmond)