PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Atmosfera e fundvitit në Tiranë
2012-12-21 19:09:30 CRI komenti juaj Printoni

Kina ndryshon tarifat e import-eksporteve

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kina do të ndryshojë tarifat për import-eksportet. Kështu mbi 780 produkte do të zhdoganohen me tarifa më të ulta se ato ekzistuese.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Ministria e Financave, tarifat doganore, të cilat do të zbatohen në vitin 2013, do të ulen më tej.

Kategoritë që përfitojnë janë pajisjet mjekësore apo artikujt ushqimorë, duke përfshirë qumështin pluhur dhe salcat. Kështu qumështi pluhur, i cili përdoret për ushqimin e fëmijëve, do të ketë tarifën doganore më të ulët prej 5%, që është 15% më pak se më parë. Analistët ndërkohë thonë se ulja e tarifave për aparatet mjekësore është një lajm i mirë për spitalet të cilëve u nevojiten pajisjet për trajtimin për sëmundje të rralla.

Drejtori i Institutit të Kërkimeve Ekonomike pranë Komitetit të Reformës dhe të Zhvillimit, Zhang Jianping tha se çështja e importeve mbetet pikë kyçe e reformës së sistemit. Me rritjen e kërkesës për produkte dhe pajisje, lëndët e para në vend janë të pamjaftueshme. Duke i hedhur një vështrim mallrave për të cilat qeveria kineze ka ulur tarifat, kupton se Pekini po i kushton rëndësi rritjes së kërkesës së brendshme, nxitjes së tregtisë së jashtme dhe zhvillimit të balancuar".

Analistët pohojnë se kjo ndikon te rritja e konsumit, por shprehen se shtimi i importeve do të ndikojë te kompanitë vendore.

Disa analistë të tjerë theksojnë se këto politika do të jenë në favor të ndryshimit të strukturës së ekonomisë së Kinës. (Vera/ Ardi Pulaj)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China