PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Atmosfera e fundvitit në Tiranë
2012-12-21 19:09:30 CRI komenti juaj Printoni

Atmosfera e fundvitit në Tiranë

Kryeqyteti i Shqipërisë ka ndezur tashmë pemën gjigante të Vitit të Ri, ndërsa atmosfera e festave të fundvitit ndjehet kudo.

Ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili së bashku me familjen e tij iu bashkuan para disa ditëve dhjetëra fëmijëve të kryeqytetit, në ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës.

Për të dytin vit radhazi, kreu i Bashkisë ka përzgjedhur këtë ceremoni, si shenjë simbolike të nisjes së festimeve në Tiranë, që këtë vit ka pemën më të lartë të vendosur ndonjëherë, 22 metra.

"Ndezja e pemës së Vitit të Ri sjell gëzim në çdo familje, ndaj ne vendosëm që këtë vit, që është një vit i veçantë për qytetin tonë dhe për të gjithë shqiptarët, pasi është 100 vjetori i Pavarësisë të vendit, t'i dhurojmë familjes sonë të madhe, Tiranës, pemën më të madhe që ka qëndruar ndonjëherë këtu, 22 metra. Ndezja e dritave të pemës sjell gëzim dhe po kështu sjell shpresë dhe besim në të gjitha familjet, për një vit të ri më të mirë se ky që po lemë pas", u shpreh Basha.

Sipas tij, me përpjekjet e përditshme, për të përmirësuar jetën e banorëve të Tiranës, Bashkia dëshiron që këtë sezon festash, t'u ofrojë qytetarëve të vegjël, të mëdhenj apo të moshuar anembanë qytetit, një atmosferë sa më festive, ndaj edhe dekorimet këtë vit janë të shpërndara kudo. Krahas bredhëve të vendosur në qendër të Tiranës, pesë të tjerë ndodhen në zona të ndryshme. Gjithashtu planifikohet edhe organizimi i shumë aktiviteteve.

Përveç bulevardit "Dëshmorët e Kombit" e sheshit "Skënderbej", dekori i festave të fundvitit është shtrirë edhe në rrugën e "Durrësit", rrugën e "Elbasanit", atë të "Kavajës", rrugën e "Dibrës" dhe bulevardin "Zogu i Parë".

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shprehur bindjen se gjatë vitit 2013, shumë projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë cilësinë e jetës, do të nisin apo përfundojnë në qytet.

"Po lemë pas një vit të rëndësishëm e me zhvillime të mëdha për qytetin tonë dhe po i afrohemi vitit 2013, plot optimizëm dhe besim për planin tonë për të ardhmen e qytetit. Viti 2013 do të jetë një vit akoma më i rëndësishëm, në realizimin e projektit tonë, që do të ndryshojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe për ta çuar qytetin një hap më afër ëndrrës sonë, për një Tiranë moderne dhe evropiane", u shpreh kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj bisedoi me kolegen në Tiranë, Viol Xhafaj, e cila përcjell atmosferën e këtij fundviti në kryeqytetin shqiptar.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China