Kina kundër SHBA për Diaoyu
Mosmarrëveshjet kino-japoneze mbi ishujt Diaoyu i kanë çuar marrëdhëniet dypalëshe në pikën më të ulët në histori dhe në këtë periudhë edhe Kongresi amerikan shkaktoi një incident.
Sipas mediave lokale, më 29 nëntor, senati amerikan mori vendim që të shtojë një nen në projektin e autorizimit të mbrojtjes kombëtare, në të cilin konfirmohet se ishujt Diaoyu janë objekt i mbrojtjes nga Traktati japonezo-amerikan. Në këtë nen shtesë thuhet gjithashtu se SHBA-ja mban qendrim të posaçëm për sovranitetin përfundimtar të ishujve Diaoyu, por është e mendimit se janë nën kontrollin e Japonisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei e kundërshtoi një gjë të tillë. Ai vuri në dukje se Diaoyu dhe ishujt përreth janë territor i Kinës që nga lashtësia dhe se Pekini ka sovranitetin e padistukutueshëm mbi ta.
Traktati japonezo-amerikan i mbrojtjes e sigurisë është rezultat i Luftës së Ftohtë dhe nuk mund të kalojë sferën dypalëshe përkatëse e as nuk mund të dëmtojë interesat e palës së tretë, thotë zëdhënësi.
Hong Lei deklaroi gjithashtu se pala amerikane disa herë është shprehur se për mosmarrëveshjet midis Kinës dhe Japonisë nuk ka qëndrim dhe nuk mban anë, ndaj shpreson që SHBA-ja duke pasur parasysh gjendjen e përgjithshme të stabilitetit rajonal, nuk duhet të lëshojë sinjale të gabuara.
Mediat amerikane raportuan se Pekini ka kundërshtuar ashpër dhe se pala amerikane nuk mund të shpërfillë vendosmërinë e Kinës në respektimin e sovranitetit.
Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tas shkroi se veprimi i SHBA-së tregon qartë se është në anën e Japonisë.
Analistët vunë në dukje se ky veprim i SHBA-së synon krijimin e tensioneve mes Japonisë dhe Kinës, në një kohë kur prezenca amerikane në rajonin e Azi-Paqësorit po shtohet. (Vera/ Ardi Pulaj)