72 orë pa viza në Pekin
Zyra e shtypit e Bashkisë së Pekinit njoftoi se nga 1 janari i vitit tjetër do të hiqen vizat për vizitat 72 orëshe për shtetasit e 45 vendeve të botës.
Një praktikë e tillë është e njohur në vende si Singapori, Malajzia apo Tajlanda dhe ka ndikuar në zhvillimin e turizmit dhe industrisë së aviacionit civil.
Aktualisht në Kinë, vetëm aeroportet e Shangait dhe të disa qyteteve të tjera ofrojnë këtë praktikë për turistët e disa vendeve, por ajo kufizohet në 48 orë.
Pjesa dërrmuese e qyteteve të Kinës, përfshirë Pekinin, përcaktojnë se koha e qendrimit duhet të jetë 24 orë, por kjo është konsideruar se nuk është në favor të turistëve.
Zyrtarët e Ministrisë së Rendit Publik të Kinës u shprehën se këtë herë në Pekin do të zbatohet politika e re për anulimin e vizës për të turistët e 45 vendeve, që qëndrojnë në kryeqytetin kinez për 72 orë. Këto 45 vende janë sipas numrit të turistëve të huaj që kalojnë natën në Pekin nga viti 2009 deri në vitin 2011, duke përfshirë Rusinë, Ukrainën, Bullgarinë, Rumaninë, etj. Më pas do të shqyrtohet nëse numri i shteteve do të shtohet.
Shumë turistë të huaj përshëndetën një vendim të tillë. Biznesmeni amerikan David Brukman u shpreh se me këtë politikë megjithëse nuk ka vizë, mund të rrijë në Pekin edhe tre ditë dhe se kjo është e mjaftueshme për takime me përfaqësuesit e kompanive kineze.
Sipas një sondazh të Komisionit të Zhvillimit të Turizmit të Pekinit, mbi 60% e turistëve të huaj thonë se nëse të zbatohet kjo politikë, ata do të dëshironin të bënin turizëm ose të zhvillonin aktivitete të ndryshme tregtare në Pekin.
Numri i turistëve të huaj është një tregues i rëndësishëm për forcën tërheqëse ndërkombëtare të një qyteti. Sipas statistikave, në vitin 2011, në Londër janë pritur gjithësej 21 milionë e 120 mijë turistë të huaj, duke u rradhitur në vendin e parë të botës, ku turistët e huaj zunë 43% të numrit të përgjithshëm. Në Pekin kjo shifër ende nuk ka shkuar në 3%. Nëndrejtori i Komisionit për Turizmin në Pekin, Wang Jue thotë se në vitin 2011 turistët e huaj në Pekin ishin afërsisht 5 milionë, kurse ata udhëtarë që janë transferuar në aeroportin e Pekinit dhe nuk hynë në Pekin ishte po i njëjti. Ai thotë se nëse të zbatohet politika e heqjes së vizave për 72 orë, atëherë numri i turistëve do të shtohet.