PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtetësi shqiptare për çdo shqiptar në botë
2012-12-07 19:01:30 CRI komenti juaj Printoni

Çdo shqiptar, pavarësisht se ku jeton, do të ketë mundësinë të marrë pasaportën e Shqipërisë. Kjo është nisma më e fundit e qeverisë që do të konkretizohet me hartimin e një ligji të posaçëm.

"Njohja pa kushte e shtetësisë shqiptare për çdo shqiptar kudo që ndodhet është mesazhi për këtë 100 vjetor. Duke kthyer një të drejtë për të cilën ka 100 vjet që ata luftojnë", vuri në dukje kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë të martën, që kësaj rradhe ishte zhvendosur nga Tirana në Vlorë, për të nderuar qeverinë shqiptare të krijuar në vitin 1912.

Në sallën ku Ismail Qemali mblodhi kabinetin e tij të parë, Kryeministri Sali Berisha duke shpjeguar idenë për dhënien e shtetësisë tha se pas 100 vitesh, sot shqiptarët janë të lirë, por sërish jetojnë në pesë shtete.

Për këtë nismë, gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, bisedoi me kolegen nga Shkupi, Arta Tahiri.

 

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China