Ndahet nga jeta ish mbreti i Kamboxhias
Ish mbreti i Kamboxhias Norodun Sihanouk humbi jetën të ënën në mëngjes në Pekin, në moshën 90 vjeçare. Vdekja e tij trishtoi tërë Kamboxhian, që mbajti edhe ditë zie dhe aktivitete të shumta përkujtimore. Ndërsa njerëzit u mblodhën në sheshin përpara Pallatit Mbetëror për të shprehur ngushëllimet e tyre.
Zv/kryeministri i Kamboxhias Nhek Bunchhay u shpreh se vdekja e Sihanokut është humbje e madhe për vendin. Më 17 tetor anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Dai Bingguo do ta shoqërojë trupin e pajetë të Sihanoukut nga Pekini në Kimbian, ku do të zhvillohet ceremonia mortore. Sihanouk ishte mik i vjetër i popullit kinez. Ai i ka kushtuar rëndësi të veçantë miqësisë mes Kinës dhe Kamboxhias, si dhe vizituar disa here vendin. Ai e konsideronte Kinën si vendlindjen e dytë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei u shrpeh të hënën se vdekja e Sihanoukut jo vetëm është humbje e madhe e popullit kamboxhian, por edhe atij kinez.Pasi u njoftua për vdekjen e Sihanoukut, mediat ndërkombëtare i kushtuan vëmëndje të veçantë duke theksuar se për dekada të tëra, Sihanouk luajti një rol të rëndësishëm në historinë e Kamboxhias. "Wall Street Journal" e SHBA-së shkruante se ky udhëheqës dinamik konsiderohet si një figurë e rëndësishme në arenën politike në Azi gjatë shekullit të 20-të dhe populli kamboxhian ka përshtypjet më të mira për të. Në vitet '50 të shekullit të kaluar, pikërisht ai, në krye të popullit mundësoi shkëputjen nga sundimi francez. Kamboxhia ishte koloni franceze për gati njëqind vjet. Për vdekjen e Sihanoukut mediat franceze e konsideruan Sihanouk si "babanë e pavarësisë" dhe e cilësuan udhëheqësin më të rëndësishëm dhe politikanin më të shkëlqyeshëm të Kamboxhias. Përveç kësaj, miqësia midis Kinës dhe Kamboxhias është përmendur edhe në raportet e mediave perëndimore. "Times " shkroi se Sihanouk i kushtoi rëndësi miqësisë mes dy vendeve dhe vizitave të shumta të Sihanoukut në Kinë. "Ky mik i mirë i popullit kinez vizitoi Kinën shumë herë, duke krijuar një miqësi të përjetëshme me Pekinin", thuhej në artikull.