PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Avokati i Popullit dhe ankesat e qytetarëve
2012-10-19 20:14:58 CRI komenti juaj Printoni

Avokati i Popullit dhe ankesat e qytetarëve

Çdo person fizik ose juridik që gjykon se të drejtat dhe liritë e tij janë shkelur nga një akt, veprim ose mosveprim i organeve të administratës qëndrore e vendore apo të ndonjë organi tjetër të veshur me autoritet publik, mund të paraqesë një ankesë, kërkesë apo njoftim tek Avokati i Popullit, një institucion që ekziston në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ai për raste të veçanta të bëra publike, mund të fillojë procedurën e shqyrtimit me nismën e vet, por duke marrë më pas edhe pëlqimin e të interesuarit apo të dëmtuarit. Avokati i Popullit ka të drejtë të kërkojë nga organet e Administratës publike çdo informacion apo dokument që lidhet me çështjen që ndjek.

Avokati i Popullit mund të thërrasë në zyrën e tij e të marrë në pyetje çdo person ose ekspert, për të dhënë sqarime lidhur me çështjen në shqyrtim. Këta persona duhet t'i përgjigjen thirrjes së tij.

Avokati i Popullit mund të hyjë në çdo zyrë të organeve të administratës, në burgjet dhe vendet e tjera të paraburgimit ose institute të tjera, ku të drejtat e individëve janë të kufizuara. Ai gjithashtu mund të bisedojë privatisht me personat që mbahen në këto institute.

Por cilat janë ankesat e shqiptarëve që i drejtohen Avokatit të Popullit. Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj bisedoi me këshilltaren për mediat të këtij institucioni, Elona Demollari.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China