PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Avokati i Popullit dhe ankesat e qytetarëve
2012-10-19 20:14:58 CRI komenti juaj Printoni

Dyshime mbi manovrën ushtarake japonezo-amerikane

Japonia dhe SHBA do të zhvillojnë në nëntor një manovër të përbashkët ushtarake pranë ishullit Okinava. Kjo do të jetë hera e parë që dy vendet zhvillojnë manovë të përbashkët me objektiv pushtimin e ishullit. Parashikohet që numri i pjesëmarrësve në manovër të arrijë në 10 mijë. Analistët theksojnë se manovra e kësaj here ka për qëllim që t'i tregojë Kinës dhe ishujve Diaoyu aftēsitë e kapacitetet.

Ky ishull i pabanuar është arenë e stërvitjeve të forcave ajrore të SHBA-së. Për manovrën e kësaj here, megjithëse Japonia dhe SHBA-ja thanë se nuk i drejtohet ndonjë vendi të caktuar, mediat analizuan se në një kohë dhe vend delikat, një manovër e tillë synon të imitojë gjendjen që ishujt Diaoyu, se si do të veprojë Japonia nëse pushtohen nga ushtria kineze.

Kohët e fundit, Japonia dhe SHBA-ja kanë zhvilluar disa herë manovra të përbashkëta dhe nê fokus ka qenë mbrojtja e ishujve. Lidhur me këtë, gazeta e Singaporit, Lianhezaobao shkroi se Japonia po ndërmerr veprime të shpeshta për problemin e ishujve Diaoyu dhe në këtë periudhë delikate, Japonia fton SHBA-në, të zhvillojnë së bashku manovër ushtarake dhe të tregojnë muskujt para vendeve fqinje. Padyshim, manovra e nëntorit do të acarojë vendet përreth, por autoritetet e Japonisë nuk e përfillin këtë gjë. Kjo tregon se pala amerikane dhe japoneze kanë të njëjtin paralajmërim në mbrojtjen e ishujve. Sipas gazetës, veprimi i SHBA-së i ka dhënë guxim qeverisë japoneze që të hedhë hapa të rrezikshëm në problemin e ishujve Diaoyu.

Përveç përgatitjeve për manovrën e përbashkët ushtarake japonezo-amerikane, qeveria e Tokios sfidoi edhe diplomatikisht problemin e ishujve Diaoyu. Më 15 tetor, ministri i jashtëm i Japonisë Koiçoro Genba zhvilloi bisedime me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Bons, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet japonezo-kineze. Gjithashtu Koiçiro Genba nisi turneun e vizitave në Francë, Britaninë e Madhe dhe Gjermani, për të sqaruar qendrimin e Japonisë në problemin e ishujve Diaoyu.Më 16 tetor zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei tha se Pekini i kushton shumë rëndësi veprimeve të palëve si dhe ruan të drejtat që të reagojë. Pala kineze shpreson se ajo japoneze do të jetë e sinqertë dhe do të bëjë përpjekje për arritjen e progresit në bisedimet për çështjen Diaoyu.

Mediat europiane e veçanërisht ato gjermane vunë në dukje se qëndrimi i Japonisë në problemin e ishujve Diaoyu ka acaruar situatën. Nga ana historike, kjo tregon se pas luftës, Japonia nuk njeh fare krimet e saj. Qeveria japoneze dhe populli duhet të njohin më parë historinë dhe pastaj të zgjidhin problemin e ishujve Diaoyu, theksojnë mediat europiane.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China