Kina, eksportuesja më e madhe e studentëve në botë
Në Pekin u publikua dokument mbi situatën e studentëve kinezë që studiojnë jashtë shtetit në vitin 2012. Sipas të dhënave, nga viti 1978 deri në vitin 2011, rreth 2 milionë e 250 mijë studentë kinezë studiuan jashtë vendit, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të eksportit të studentëve në botë. Studentë kinezë jashtë Kinës zënë 14% të studentëve në shkallë globale. Gjatë dy viteve të fundit, Kina kaloi Indinë dhe rradhitet në vendin e parë për studentët e huaj në SHBA.
Analistët janë të mendimit se me zhvillimin dhe përparimin e Kinës, përmasat e studentëve që mësojnë jashtë vendit po zgjerohen gradualisht. Në shekullin 21, sidomos pas anëtarësimit në OBT, Kina po ndërkombëtarizohet; shumë të rinj i konsiderojnë studimet jashtë vendit si një proces të nevojshëm për të rritur aftësitë e tyre. Kjo është arsyeja kryesore që solli shtimin e numrit të studentëve jashtë vendit.
Gjatë dekadës së kaluar, numri i studentëve në vend u rrit vetëm pak, ndërkohë që numri i atyre që studiojnë jashtë vendit me shpenzimet personale pësoi rritje, duke arritur në 91% të të gjithë studentëve. Studimi jashtë vendit po bëhet një gjë e zakonshme dhe mund të realizohet nga një familje me rrogë mesatare.
Ekspertët vënë në dukje se një tjetër tipar i dukshëm i studentëve kinezë që mësojnë jashtë vendit është se në të kaluarën studentët shkonin jashtë vendit pas diplomimit, por tani shkojnë që në shkollën e mesme. Kjo është reflektuar kryesisht në tri aspekte, njëri është i diplomimit nga shkolla e lartë drejtpërdrejt, së dyti, rritja e madhe e numrit të nxënësve shkollorë jashtë vendit, së treti, rritja e numrit të provimit pranues në kolegj.
Përveç kësaj, shqetësimi është se të njëjtën kohë rreth 30 për qind konsiderohen si talente që lënë Kinën. Megjithatë, raporti thekson se situata ekonomike e Kinës u rrit ndjeshëm, aspektet e ndryshme të mjedisit vazhdojnë të përmirësohen, përqindja e nxënësve të kthyer do të vazhdojë të rritet dhe në procesin e ndërtimit të vendit, ata do të luajnë një rol më të rëndësishëm.
Sipas statistikave, më shumë se tre dekada pas reformës dhe hapjes, studentët kinezë janë shpërndarë në më shumë se 100 vende të botës., ku pjesa më e madhe është në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Kanada, Japoni, Korenë e Jugut, Singapor, Francë, Gjermani, Zelandën e Re dhe Rusi. Gjithashtu edhe Holanda, Irlanda, Italia, Spanja, Argjentina dhe vende të tjera të botës, përfshirë edhe shtetet e rajonit të ASEAN-it kanë tërhequr shumë studentë kinezë.( Vera)