Durrësi mbledh filmat ndërkombëtarë
Në Durrës u zhvillua edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, ku publiku pati mundësi të ndjekë realizimet më të mira kinematografike.
Ky edicion, sipas organizatorëve promovoi vepra të rëndësishme dhe inovative të kinematografisë moderne botërore duke ja servirur publikut vendas. Edhe këtë vit festivali solli seksionin e dokumentarit ndërkombetar dhe të filmit të shkurtër.
Konkurimi zyrtar konsistoi në përzgjedhjen e tetë filmave të metrazhit të gjatë të përzgjedhur mes produksioneve më të reja europiane, si dhe gjashtë filma në seksionin "Botë Ballkanike", prodhimet më të reja të vendeve të rajonit.
Durrësi sërish këtë vit mirëpriti artistë dhe kineastë të huaj të cilët u njohën me Shqipërinë dhe me këtë qytet nëpërmjet filmit.
Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, bisedoi me drejtoreshën artistike të festivalit, Anila Varfi.