PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Leon Panetta viziton Kinën
2012-09-21 19:51:24 CRI komenti juaj Printoni

Leon Panetta viziton Kinën

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta zhvilloi në një vizitë katër ditore në Kinë. Marrëdhëniet kino-amerikane dhe tensioni i shkaktuar nga çështja e ishujve Diao Yu, bënë që kjo vizitë të ndiqej me interes nga publiku.

Panetta erdhi në Kinë pas vizitës në Japoni dhe më tej vijoi turin në Zelandën e Re. Analistët thane se vizita e Panettës tregon se SHBA janë të interesuara të kenë kontakte të shumta me vendet e Azi-Paqësorit dhe të luajnë vazhdimisht rolin e tyre në këtë rajon.

Kjo ishte hera e parë që Panetta vinte Kinën në cilësinë e shefit të Pentagonit dhe vizita e kësaj here u konsiderua si një nivel i ri i shkëmbimeve midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Ekspertët kinezë theksuan se kjo ka rëndësi të madhe për të shmangur keqkuptimet midis ushtrive.

Nëndrejtori i Akademisë për studimet amerikane, Ni Feng u shpreh se pas krizës financiare, marrëdhëniet kino-amerikane do të jenë më të rëndësishme. shkëmbimet ushtarake janë pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve dypalëshe dhe ruajtja e shkëmbimeve midis dy ushtrive është në favor të parandalimit të ngjarjeve të papritura, të cilat mund të shkaktojnë kriza të ndryshme.

Aktualisht nën sfondin e tensionit të marrëdhënieve kino-japoneze, opinioni publik është i mendimit se çështja e ishujve Diaoyu nuk mund të lihen të harresë. Nëndrejtori i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Univesitetit Tsinhua, Liu Jiangyong tha se vizita e Panetës në Kinë dhe Japoni, mund të shihet edhe se zyrtari i lartë vjen në rolin e ndërmjetësit, pasi SHBA-ja nuk dëshiron të ndërhyjë në fërkimet mdis Kinës dhe Japonisë, pasi kjo nuk përputhet me interesat strategjike të SHBA-së në rajonin e Azi-Paqësorit.

Mediat amerikane shkruan se vizita e Panetës u bë në një kohë kur mosmarrëveshjet midis Kinës dhe Japonisë po shtohen dhe se palët po shohin këtë herë nëse SHBA-ja do të mbështesë aleatin e saj.

Por gazetat hongkongase vunë në dukje se megjithëse Panetta ritheksoi neutralitetin e SHBA-së, nga rezultatet e arritura gjatë vizitës së tij në Japoni dhe duke patur parasysh një sërë veprimesh të palës ushtarake amerikane në Japoni, deklaratat e Uashingtonit nuk janë të besueshme.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China