PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Korça feston me birrë
2012-08-24 18:24:12 CRI komenti juaj Printoni

Ishulli përplas Seulin dhe Tokjon

Koreja e Jugut zhvilloi para disa ditësh në ishullin Takeshima ceremoninë e vendosjes së një monumenti si shenjë mbrojëse të ishullit, duke acaruar marrëdhëniet me Japoninë.

Ishulli Takeshima, që në gjuhën koreane quhet Dokdo ose Tokto, gjendet në pjesën lindore të Gadishullit Korean, me një sipërfaqe prej vetëm 0.18 kilometrash katrorë. Japonia dhe Koreja e Jugut, madje edhe Koreja e Veriut kanë deklaruar se kanë sovranitetin e këtij ishulli të vogël. Aktualisht ishulli Takeshima është nën kontrollin e Seulit. Në vitet 1954 dhe 1962 qeveria japoneze ngriti padi në Gjykatën Ndërkombëtare, por Koreja e Jugut refuzoi të reagonte ndaj padisë dhe tha se nuk do të pranonte asnjë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare.

Me vendosjen e gurit nga Koreja e Jugut në ishullin Takeshima, marrëdhëniet midis Seulit dhe Tokjos u acaruan.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Koresë së Jugut, një veprim i tillë nga Seuli u bë për qëllime politike, pasi në dhjetor do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Për të mbledhur më shumë vota, qeveria mendon të luajë me kartën nacionaliste.

Mediat japoneze komentuan mosmarrëveshjet për ishullin Takeshima dhe kritikuan qëndrimin e dobët të qeverisë japoneze në këtë përballje të tre palëve, Koresë së Jugut, Kinës dhe Rusisë. Mosmarrëveshjet me Kinën ose Rusinë janë të kuptueshme, por mosmarrëveshjet me Korenë e Jugut, tregojnë plotësisht mungesën e mençurisë diplomatike të Japonisë.

Por disa ekspertë janë të mendimit se, mosmarrëveshjet midis Koresë së Jugut dhe Japonisë ishin vetëm një stuhi në gotë dhe si rrjedhojë nuk do të ndikojë me të vërtetë marrëdhëniet dypalëshe.

Aktualisht Koreja e Jugut ka hyrë në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe qeveria nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Japoninë. Të gjitha këto mosmarrëveshje do të shuhen me zgjedhjen e drejtuesve të ri të shtetit.

.(Vera/Ardi)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China