PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Korça feston me birrë
2012-08-24 18:24:12 CRI komenti juaj Printoni

Korça feston me birrë

Korça mbylli edicionin e rradhës të "Festës së Birrës", një aktivitet që u organizua për herë të parë në vitin 2007 me nismën e Bashkisë së qytetit, në kuadër të projektit "Korça, qyteti i festave", si evenimenti kryesor i verës korçare.

Pjesëmarrësit e shumtë, përfshirë edhe diplomatë, gjatë pesë netëve të aktivitetit, vizituan tendat e posaçme për të shijuar birrën e Korçës, por edhe marka të tjera të huaja, ndërkohë që ndoqën edhe performancat e shumta të artistëve shqiptarë.

Nga viti në vit festa ka marrë përmasa gjithmonë e më të mëdha. Në 2010-ën "Festa e Birrës", u nderua me Çmimin Shqiptar të Turizmit, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar, si gjetje e veçantë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Evenimenti ka marrë përmasa dhe emër të madh në rrethin festiv brenda territorit shqiptar dhe sipas autoriteteve lokale, pritet që në vitet e ardhshme të marrë formën e festës së vetme dhe më të madhe rajonale, duke përfaqësuar një nga eksperiencat më pozitive dhe më të suksesshme të zhvillimit të turizmit në qytetin e Korçës.

Për të folur për këtë aktivitet, gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, bisedoi me Sofiela Kotellin, drejtore e zyrës për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe marketingun në Bashkinë e Korçës dhe menaxhere e projektit dhe fillimisht e pyeti nëse pesë ditët e festës përmbushën pritshmëritë e organizatorëve

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China