PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Korça feston me birrë
2012-08-24 18:24:12 CRI komenti juaj Printoni

Kriza europiane e borxheve prek tregtinë e jashtme të Kinës

Këtë vit, eksportet e Kinës drejt BE-së patën një prirje uljeje. Ekspertët janë të mendimit se shkak kryesor për këtë është kriza europiane e borxheve.

Sipas statistikave të doganave të Kinës, nga janari deri në korrik eksportet e Kinës drejt BE-së u ulën me 3.6%. Kjo uli vëllimin e eksporteve të Kinës në vlerën e afro 130 miliardë dollarëve. Në korrik, vëllimi i përgjithshëm i import-eksporteve të Kinës ishte 328 miliardë e 730 milionë dollarë. Nga kjo eksportet ishin 176 miliardë e 940 dollarë, kurse importet 151 miliardë e 790 milionë dollarë.

BE-ja është partneri i parë tregtar dhe tregu më i madh i eksporteve të Kinës. Kurse kjo e fundit është partnerja e dytë tregtare dhe vend i parë i importit të materialeve të BE-së. Gjithashtu është tregu me rritje më të shpejtë të eksporteve nga BE-ja. Gjatë krizës së borxheve në Europës, ulja e blerjeve nga konsumatorët solli pezullimin e eksporteve të shumë produkteve të konsumit drejt Evropës, duke patur impakt edhe në tregtinë e jashtme të Kinës.

Nga ana tjetër kostoja e krahut të punës në Kinë u rrit pandërprerë dhe ofertat në këtë drejtim u ulën. Rritja e vlerës së juanit kinez dhe rritja e çmimit të burimeve zhvlerësoi superioritetin e çmimit të produkteve të eksportuara nga Kina. Vlera e mallrave kineze që eksportohen në Evropë është e ulët, me teknologji jo të avancuar ndërkohë që dobësimi i ekonomisë së Evropës frenoi kërkesat ndaj këtyre mallrave konsumatore. Por Kina ka ende prioritete për të hyrë si konkurrenetë në drejtime të tjera, si ndërtimi i infrastrukturës apo integrimi i Kinës në linjën e furnizimit global. Në fakt, sfida më e madhe e tregtisë së jashtme të Kinës nuk është rritja e kostos, por është rritja e vazhdueshme të aftësisë së prodhimit. Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Shen Danyang u shpreh se duke u ndikuar nga vazhdimi i krizës europiane të borxheve, parashikohet që në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, gjendja e tregtisë së jashtme të Kinës do të jetë më e vështirë dhe nëse mbahen objektivat për rritje ekonomike me 10% këtë vit, vendoi do të përballet me presione të mëdha.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China